Presidenti rus, Vladimir Putin, po përpiqet të fitojë kohë ndërkohë që po planifikon si të sillet me Yevgeny Prighozin, tha drejtori i CIA-s. Prigozhin është kreu i grupit mercenar Wagner, i cili udhëhoqi një kryengritje në Rusi një muaj më parë.
Kjo kryengritje ekspozoi dobësi të mëdha në sistemin që Putini ka ndërtuar, tha kreu i CIA-s, William Burns. Ai tha se lideri rus mund të kërkojë ende të hakmerret ndaj Prigozhin.
“Putini është dikush që në përgjithësi mendon se hakmarrja është mirë që të shërbehet në një pjatë të ftohtë,” tha Burns.
/abcnews.al