Temperatura ekstreme, java tjetër përsëri me mot i nxehtë

schedule15:31 - 19 Korrik, 2023

schedule 15:31 - 19 Korrik, 2023

Shqipëria është në mesin e një vale ekstreme të nxehti, sinoptikanët thonë se do vijojë deri në fund të muajit korrik, por rekordi pritet të thyhet gjatë kësaj jave në Berat e Gjirokastër.

“Të enjten dhe të premten pritet që në vendin tonë temperaturat të shkojnë deri në 42 apo 43 gradë Celsius. Qytetet me temperaturat më të larta do të jenë Berati dhe  Gjirokastra me vlera 43.3 dhe 43.5 gradë”, ka thënë Hakil Osmani.

Elbasani është një nga qytetet më të goditur nga i nxehti. Për këtë arsye në qendër të qytetit është vendosur një autoambulancë

“Kemi pasur raste që kanë kërkuar ndihëm të shpejtë dhe ne i kemi nisur më pas në spital. Më shumë janë raste mbi 60 vjeç që kanë edhe komplikacione të ndryshme. I këshillojmë të mos të dalin në pikun e vapës”, ka thënë mjeku.

Edhe në Shkodër një automabulancë është vënë në dispozicion të qytetarëve.

“Ne mundohemi të japim sa më shumë këshilla sidomos moshat e treta. Iu ofrojmë matjen e tensionit, oksigjenit, diabetit. Nuk kemi pasur raste të rënda”, ka thënë Rigersa Ahmeti.

Qytetarët vlerësojnë shërbimin

Vuaj nga tensioni. Në rregull gjithçka. Edhe ilaçet i përdor, jam shumë e kënaqur”, shprehet një qytetar.

Në fundjavë pritet të ketë një ulje të lehtë me 1 gradë të temperaturave, ndërsa java e ardhshme parashikohet të jetë sërish me temperatura përvëluese./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!