Aleatët e Partisë Demokratike i kërkojnë kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha të kërkojë ndërmjetësim ndërkombëtar për zgjdhjen e krizës politike. ABC News ka siguruar propozimet e aleatëve të PD në atë që ata e kanë konsideruar si Platforma e Bashkëpunimit, ku kërkojnë riorganizim të opozitës në funksion të arritjes së qëllimit kryesor, zgjedhjet e parakohshme. Në dokumentin me 7 shtylla kryesore, partitë e koalicionit opozitar vendosin që brenda 10 ditësh të dorëzojnë propozimet e saj për reformën zgjedhore. Aleatët kërkojnë që opozita të shprehet e unifkuar për reformën zgjedhore dhe një sistem drejtësie të pavarur, ndërkohë që ndryshime do të kërkohen edhe për Reformën Administrative.
Denoncimi ndërkombëtar i krizës politike dhe shkaqeve të saj do të jetë një nga hapat e rradhës që opozita do të ndërmarrë. Aleatët propozojnë krimin e një grupi pune për marrëdhëniet ndërkombëtare për të zhvilluar takime intensive në Bruksel, Vjenë, Berlin, SHBA dhe Londër. Në këto tryeza opozita do të paraqesë një dokument të unifikuar ku do përfshihen; Raporti i ODHIR, Raporti i DASH për krimin dhe trafiqet dhe qëndrime të mediave ndërkombëtare si Bild VOA. Dialogu per zgjidhjen e krizes së rënde politike me prezencë të ndërkombëtarëve, me prioritet zgjedhjet e lira dhe të ndershme, si rruga për daljen nga kriza.
Aleatët besojnë se kanë gjetur edhe rrugën e kthimit në Partinë Demokratike dhe opozitën e bashkuar të shumë prej figurave historike. Një nga kërkesat kryesore në Platformën për Bashkëpunimin është edhe krijmi i senatit të opozitës, pjesë e të cilit do të jenë Figura politike dhe qeverisëse të opozitës, si dhe figura inteletuale brenda dhe janë jashtë vendit. Ndërkohë që një rol të veçantë do të ketë edhe Këshilli i ish deputetëve, Ish ministrave, në të gjitha legjislaturat dhe kryetarëve të bashkive.
Dokumenti zyrtar do të miratohet në mbledhjen që Basha do të zhvillojë me aleatët e atij, ku pritet të shprehen edhe qëndrimet zyrtare të opozitës për reformën zgjedhore. /ABC News Albania 24/7