Më 14 korrik, doganierët gjetën në aeroportin “Nikola Tesla” në bagazhin e dorës së një pasagjeri një unazë të re diamanti, vlera e së cilës llogaritet në 8500 euro.
Shkelja u zbulua kur një shtetas i huaj, i cili kishte mbërritur me fluturim nga Nju Jorku, u ndalua për kontroll në kalimin e kontrollit të gjelbër, i destinuar për ata që nuk kanë asgjë për të deklaruar.
Një radiografi dhe më pas një kontroll i detajuar në bagazhin e tij të dorës zbuloi një unazë ari të bardhë me tre diamante në paketimin origjinal të markës franceze “Messika”.
Duke qenë se pasagjeri nuk kishte një faturë, vlera e unazës u përcaktua në faqen zyrtare të prodhuesit.
Drejtoria doganore rikujton se bizhuteritë e veshura mbi personin ose në bagazh, të cilat mund të konsiderohen se janë në përdorim, konsiderohen personale. Por, nëse pasagjeri mban mbi vete ose në bagazhin e tij bizhuteri që nuk mund të konsiderohet se janë në përdorim, ai është i detyruar ta denoncojë, në mënyrë që të mos gjendet në shkelje./abcnews.al