Gazetari amerikan: Biden i premtoi Erdogan 13 miliardë dollarë për të hequr veton për Suedinë

schedule10:28 - 14 Korrik, 2023

schedule 10:28 - 14 Korrik, 2023

Presidenti amerikan Joe Biden thuhet se i ofroi homologut të tij turk, Rexhep Tajip Erdogan, 11 miliardë dollarë ndihmë nga FMN në këmbim të heqjes së vetos së Ankarasë për anëtarësimin e Suedisë në NATO, sipas një gazetari amerikan, fitues i çmimit Pulitzer, Seymour Hersh, duke cituar burime të paidentifikuara.

“Biden kishte nevojë për një fitore dhe Turqia është në një krizë akute ekonomike,” tha ai.

Erdogan pas rizgjedhjes së tij të fundit është përballur me detyrën e madhe të rindërtimit të Turqisë juglindore pas tërmetit vdekjeprurës.

“Çfarë mund të ishte më mirë për Erdoganin?”tha ai, duke vënë në dukje se presidenti turk “më në fund pa dritën dhe kuptoi se është më mirë me NATO-n dhe Europën Perëndimore”.

Hersh, 86 vjeç, i referohet gjithashtu një raporti të qershorit nga instituti i pavarur i mendimit Këshilli për Marrëdhëniet me Jashtë mbi gjendjen e ekonomisë së Turqisë, i cili bën parashikime të zymta për problemet e mëdha me të cilat përballet Erdogan në fillimin e presidencës së tij të re.

Në raport thuhet se Turqia është në prag të një “krize financiare të afërt”.

/abcnews.al