Padyshim janë më elektrizuesit në futbollin shqiptar dhe mbrëmjen e sotme e treguan edhe një tejtër herë. Tifozët e “bardhebluve” të Tiranës kanë dhuruar një spektakël të vërtetë piroteknik gjatë pjesë së dytë të përballjes ndaj Dinamo Batumi.
Të vendosur prapa portës, ultrasit e kryeqytetasve ndezën një numër të madh flakadanësh, duke mbushur me tym impianin e “Air Albania”, mirëpo pavarësisht bukurisë ky veprim nuk do të kalojë pa u ndëshkuar.
Spektakli i tifozëve do të pasohet një gjobë nga UEFA, pasi hedhja e flakadanëve në përballjet evropiane është e dënueshme, kësisoj, pas ndeshjes, në adresën e klubit bardheblu do të mbërrijë dhe një faturë për flakadanët e hedhur. /i.m /abcnews.al
SHIKONI PAMJET: