Tre ekipet shqiptare do të zbresin sot në fushë për të luajtur ndeshjet e tyre të para në Ligën e Konferencës.
Bëhet fjalë për Tiranën, Vllazninë dhe Egnatian. Rrogozhinasit do të debutojnë sot në Europë në orën 17:00 ndaj Ararat.
Ekipi i Edlir Tetovës do të kërkojë një rezultat pozitiv ndaj rivalëve armenë. Në orën 20:00 Tirana do të presë Dinamo Batumin në “Air Albania”.
Bardheblutë kanë eksperiencë në këtë kompeticion dhe do të kërkojnë fitoren në një stadium të mbushur me tifozë shqiptarë.
Ndërsa Vllaznia sfidon Lindfilldin në orën 20:45./ h.ll/abcnews.al