Ambasadori i Kinës në Shtetet e Bashkuara pati një takim të rrallë sot në Pentagon me zyrtarin më të lartë të Departamentit të Mbrojtjes të SHBA për Azinë.
Sipas asaj që u njoftua zyrtarisht nga pala amerikane, diplomati kinez Xie Feng ka zhvilluar sot një takim rreth 90 minuta me zyrtarin amerikan Eli Ratner, i cili shërben si ndihmës sekretari i mbrojtjes në krye të rajonit Indo-Paqësor.
“Ratner theksoi angazhimin e Departamentit të Mbrojtjes së SHBA për të mbajtur linja të hapura të komunikimit ushtarak midis Shteteve të Bashkuara dhe Republikës Popullore të Kinës,” tha zëdhënësi i Pentagonit të SHBA, Martin Miners.
Kujtohet se në javët e kaluara Sekretari Amerikan i Shtetit Anthony Blinken dhe sekretarja amerikane e financave Janet Yellen vizituan Pekinin.