Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Enzo Fernandez thërret Dybala te Chelsea: Po e pres, shpresoj të vijë

schedule15:55 - 11 Korrik, 2023

schedule 15:55 - 11 Korrik, 2023

Kohët e fundit është përfolur shumë për një interesim të Chelsea për Paulo Dybala, argjentinasin e Romës.

Në fakt, Chelsea mund ta ketë tepër të lehtë ta marrë kartonin e tij, duke i paguar kështu klauzolën e lirimit prej 12 milionë eurosh, por si fillim duhet të gjejnë akordin me fantazistin e klubit kreqytetas.

Para pak ditësh, Dybala u shpreh se ishte i lumtur te Roma dhe mezi pret të fillojë stërvitjen, por nga ana tjetër, bashkëatdhetari i tij, Enzo Fernandez, mesfushori i Chelsea, e pret te klubi anglez.

“Dybala në orbitën e Chelsea? Kam lexuar për të, do të shohim. Unë me të vërtetë shpresoj se mund të vijë. Unë fola me të dhe i thashë se po e prisja për një asado, kam nevojë për dikë të më shoqërojë”, është shprehur mesfushori i Chelsea për “Ole”./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!