Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe të gjitha institucionet e saj të varësisë në të gjithë vendin, njofton se janë të angazhuara plotësisht në monitorimin e situatës së krijuar nga tërmeti.
Ministria e Arsimit konfirmon se ka disa shkolla me dëmtime të vogla në Tiranë dhe Durrës, të cilat konsistojnë kryesisht në plasaritje të lehta muresh të jashtme dhe që fatmirësisht nuk pengojnë aspak vijimin e procesit të mësimit ditën e hënë.
Ministria nënvizon se është në komunikim të vazhdueshëm me drejtuesit e shkollave dhe zyrave vendore arsimore në të gjithë territorin për të parë problematikat që mund të jenë shkaktuar nga tërmeti.
Edhe Ministrja e Kulturës, Elva Margariti në një lidhje telefonike për ABC Neës bëri të ditur se tërmeti ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në disa objekte të rëndësisë së veçantë, siç është Amfitetari në Durrës, Muzeu Kombëtar dhe disa objekte të tjera. Ministrja Margariti theksoi se grupet e punës do të evidentojnë të gjitha objektet të cilat janë dëmtuar nga lëkundjet e tërmetit./ABC News Albania 24/7