Tajlandë/ Gjendet i copëtuar trupi i manjatit gjerman në frigorifer

schedule08:40 - 11 Korrik, 2023

schedule 08:40 - 11 Korrik, 2023

Kërkimi për 62-vjeçarin gjerman të pasurive të paluajtshme, Hans Peter Mak, i cili ishte zhdukur që prej 4 korrikut, pati një fund tragjik, pasi trupi i tij  u gjet i copëtuar në një frigorifer në shtëpinë me qira që kishte marrë në Tajlandë.

Manjati 62-vjeçar u raportua i zhdukur nga gruaja e tij 24-vjeçare tajlandeze, kur ai nuk u kthye më 4 korrik nga një takim biznesi.

Gruaja e tij kishte thënë se ditën e zhdukjes së tij se po e priste të dilnin për darkë, por 62-vjeçari nuk u erdhi kurrë në takim dhe kur ajo i telefonoi dhe i dërgoi mesazh, nuk mori asnjë përgjigje.

Përfundimisht gruaja e tij Mac mori një mesazh nga celulari i tij në orën 22:00 duke thënë se ai ishte në një takim me një klient, vetëm se në lidhjen e tyre 5-vjeçare ai kurrë nuk i kishte dërguar mesazh.

Pjesët e trupit të Mack u gjetën ditën e djeshme, të hënën, në një frigorifer, i cili ndodhej në një shtëpi në zonën e Pattaya, e cila raportohet se ishte marrë me qira nga një mik gjerman i manjatit 62-vjeçar.

Një fqinj i manjatit gjerman tha se një gjerman i quajtur Olaf dhe një gjermane jetuan për tre muaj në shtëpinë në fjalë dhe ishin bashkëpunëtorë të manjatit 62-vjeçar. Këta dy persona tashmë po merren në pyetje bashkë me një tjetër gjerman, ku policia nuk përjashton mundësinë që në këtë rast të jenë të përfshirë edhe Thais.

Të dielën në mëngjes, policia gjeti makinën e Mack të braktisur në një parking. Në Mercedes-Benz E350 janë gjetur gjurmë detergjenti ose zbardhues në sediljet, kroskot dhe  timon.

“Kishte një qëllim për të manipuluar provat dhe gjithçka tregon se zhdukja e Hans-Peter Mack ishte e dyshimtë,” tha një zëdhënës i policisë në atë kohë. Mësohet se një dëshmitar ka dëshmuar se disa ditë më parë kishte parë dy gra duke zbritur nga makina ndërsa ajo ishte e parkuar.

Familja e manjatit gjerman 62-vjeçar kishte shpallur një shpërblim prej 3 milionë baht (rreth 78,000 euro) për informacione që çojnë në identifikimin e tij.

/abcnews.al