Sondazh

Tragjedia e Durrësit, a duhet futur vrasja ligjërisht në Kodin Rrugor?

Loading ... Loading ...
 

Nga Shkodra në majën e botës, shqiptari merr yll Michelin në Tajlandë

schedule12:53 - 15 Prill, 2026

schedule 12:53 - 15 Prill, 2026

Nga Shkodra deri në zemrën e Azisë, rrugëtimi i Arsen Brahajt është një histori që frymëzon dhe të mbush me krenari. Sot, ai është një nga emrat që po shkëlqen në skenën ndërkombëtare të mikpritjes, duke u vlerësuar nga Michelin Guide për shërbimin e tij të jashtëzakonshëm.

Në një industri ku perfeksioni matet në detaje, Arsen Brahaj nuk fitoi thjesht një çmim, ai dëshmoi se shërbimi është art më vete. Nga një eksperiencë e nisur thjesht si një punë vere në Shkodër, sot ai është pjesë e elitës që mban lart standardet e një restoranti me yll Michelin në Tajlandë.

Udhëtimi i tij mori kthesë në Maltë, ku studimet dhe puna në struktura prestigjioze si InterContinental formësuan profesionalizmin e tij. Më pas, një mundësi me ekipin e Simon Rogan e çoi drejt një tjetër niveli, duke u bërë pjesë e restorantit të njohur Ion Harbour. Por ishte Tajlanda ajo që i rrëmbeu zemrën dhe i hapi dyert drejt suksesit global.



Në Phang Nga, në restorantin “Aulis”, Arsen Brahaj është sot simbol i mikpritjes perfekte. Çmimi i marrë nga Michelin Guide Thailand 2026, i prezantuar nga autoritetet e turizmit tajlandez, është një vulë e fortë për përkushtimin dhe pasionin e tij.

Momenti kur emri i tij u thirr në ceremoni ishte i pabesueshëm, një emocion që vjen vetëm një herë në jetë. Nga një email i thjeshtë që dukej rutinë, deri te skena e madhe ku u shpall fitues, gjithçka ishte si një ëndërr e bërë realitet.

Por historia e tij nuk mbaron këtu. Arsen synon më shumë: një yll të dytë Michelin. Dhe duke njohur vendosmërinë e tij, kjo nuk duket aspak e pamundur.

Takimet me figura botërore si Denzel Ëashington apo Pedro Pascal janë dëshmi se puna e tij e ka çuar në nivele ku ëndrrat takojnë realitetin. Por mbi të gjitha, ato janë kujtesë se rruga drejt suksesit kalon nga përkushtimi i përditshëm.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!