Tragjedia në Vilë Bashtovë, arrestohet administratori i zonës ku u mbytën babai e dy djemtë

schedule10:05 - 10 Korrik, 2023

schedule 10:05 - 10 Korrik, 2023

Një ditë pas tragjedesië në Vilë Bashtovë, ku u mbytën në det në tentativë për të shpëtuar njëri tjetrin babai dhe dy djemtë e tij të mitur, policia tha se ka vënë në pranga administratorin e plazhit.

Zyrtarisht thuhet se 34 vjecari Pëllumb Nika, nuk kishte marrë masa për sigurimin e jetës së plazhistëve, nuk garantonte shërbimin me vrojtues plazhi gjatë gjithë kohës, nuk kishte pajisur me sinjalizim dhe me kufizim me bova të hapësirës ujore, pjesën e plazhit që kishte marrë me qira nga bashkia Rrogozhinë.

Arrestimi i 34-vjeçarit u bë pasi nga veprimet hetimore të kryera në terren ka rezultuar se ky shtetas, në cilësinë e administratorit të parcelës së plazhit të marrë me qira nga bashkia Rrogozhinë, nuk kishte plotësuar kushtet e sigurisë sipas kontratës së lidhur mes operatorit ekonomik dhe Agjencisë Kombëtare të Bregdetit (kontratë e miratuar nga Ministria e Turizmit), dhe për pasojë janë mbytur në det, 50-vjecari Elvis Halilaj dhe dy djemtë e tij të mitur.

Në vijim policia e Shtetit apelon për të gjithë operatorët që kanë përfituar kontrata shërbimi përgjatë vijës bregdetare, që të ushtrojnë aktivitetin në përmbushje të detyrimeve për sigurinë e jetës së pushuesve dhe të marrin masa të menjëhershme për të përmirësuar edhe më shumë kushtet e sigurisë.