Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Britania dhe Spanja kundër dërgimit të “bombave thërrmuese” në Ukrainë

schedule14:31 - 8 Korrik, 2023

schedule 14:31 - 8 Korrik, 2023

Vendimi për të dërguar bombat thërmuese, e cila është ndaluar nga 123 vende, është bërë temë debati, duke bërë që Spanja dhe Britania të shprehin hapur mendimin e tyre për këtë çështje.

Ministrja e Mbrojtjes së Spanjëska thënë se ata nuk duhet të dërgohen për të ndihmuar Ukrainën “në asnjë rrethanë”. Bombat thërrmuese zakonisht lëshojnë një numër të madh bombash më të vogla që mund të vrasin pa dallim në një zonë të gjerë.

Ato që nuk arrijnë të shpërthejnë përbëjnë një rrezik për dekada.

“Spanja, bazuar në angazhimin e vendosur që ka me Ukrainën, ka gjithashtu një angazhim të fortë që disa armë dhe bomba nuk mund të dorëzohen në asnjë rrethanë”, tha Margarita Robles.

“Jo bombave thërrmuese dhe po mbrojtjes legjitime të Ukrainës, e cila ne e kuptojmë se nuk duhet të kryhet me bomba thërrmuese.

Ndërkohë edhe Rishi Sunak është shprehur kundër dërgimit të tyre në Ukrainë. Kryeministri theksoi se Britania e Madhe ishte një nga 123 nënshkruesit e një konvente që ndalon përdorimin e tyre.

Sunak, i cili do të takohet me presidentin amerikan të hënën, tha se Britania në vend të kësaj ishte duke mbështetur Kievin duke siguruar tanke dhe armë me rreze të gjatë.

“Epo, Mbretëria e Bashkuar është nënshkruese e një konvente që ndalon prodhimin ose përdorimin e municioneve thërrmuese dhe dekurajon përdorimin e tyre,” tha ai.

“Ne do të vazhdojmë të bëjmë pjesën tonë për të mbështetur Ukrainën kundër pushtimit të paligjshëm dhe të paprovokuar të Rusisë, por ne e kemi bërë këtë duke dërguar tanke dhe së fundmi armë me rreze të gjatë, dhe shpresojmë që të gjitha vendet të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën.”

SHBA ka argumentuar se Kievi ka dhënë garanci se nuk do të përdorë bomba thërrmuese në zonat urbane.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!