Escobar: Kurti shkaktar i krizës/ SHBA: Presidenti serb është i gatshëm për zgjidhje

schedule09:19 - 8 Korrik, 2023

schedule 09:19 - 8 Korrik, 2023

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj qëndrimit që ka mbajtur kryeministri i Kosovës Albin Kurti për zgjidhjen e krizës në Veri.  Në një takim me gazetarët në Kroaci, zyrtari i lartë i Uashingtonit deklaroi se ka pasur reagime më pozitive nga ana e Beogradit se sa nga Prishtina.

 “Ne kemi indikacione pozitive se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç është i gatshëm ta pranojë, por kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duhet të bindet pak më shumë. Shpresojmë që Kurti në një moment të përmbushë kërkesat evropiane dhe amerikane”

I pyetur se çfarë pasojash mund të ketë kjo për Kosovën dhe nëse njëra prej tyre do të ishte tërheqja e KFOR-it, kryediplomati amerikan u përgjigj:

“Tërheqja e KFOR-it nuk është në tavolinë. Për Kosovën masat nënkuptojnë largim nga partnerët e ngushtë ndërkombëtarë. Partneriteti ynë me Kosovën është partneritet me popullin e Kosovës, jo me një parti apo një figurë politike. Kjo që po ndodh me Prishtinën tani, po ndodh sepse nuk po koordinohet me partnerët e saj”

Kurti nuk ka pranuar ende planin e propozuar nga bashkimi evropian që kërkon shtensionimin ne komunat veriore. Ato parashikojnë tërheqjen e forcave te policisë së Kosovës nga ndërtesat e komunave, zgjedhje të reja, ku do të  përfshihen e dhe partitë serbe si dhe ushtrimi i detyrës së  kryetarëve shqiptarë në një godinë tjetër.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!