Kryeministri Edi Rama në konferencën për mediat pas takimit me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazovic në kuadër të turit ballkanik, u pyet edhe në lidhje me deklarata që bëri kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca pas takimit me të, ku u shpreh se drafti i propozuar nga kryeminsitri i Shqipërisë kishte elementë të autonomisë territoriale.
Rama tha se ai me Konjufcën ka pasur një bisedë shumë pozitive, por nuk kanë thënë asnjë fjalë për draftin.
Për arsyen se pse kryeparlamentari e tha këtë gjë, Rama sugjeroi me ironi që të pyetej kryeministri Kurti që nuk ishte në takim.
“Ne me Glaukun nuk kemi folur asnjë fjalë për draftin e Asociacionin. Se pse i tha Glauku ato jashtë, pyesni Albin që nuk ishte në takim, jo Glaukun që ishte në takim.
Glauku di cfarë të thotë kur del para kemerave, pasi konsultohet me Albinin” tha Rama.r.t/abcnews.al