Kanë mbetur vetëm detajet e fundit që Christian Pulisic të largohet nga Chelsea drejt Italisë, konkretisht Milanit.
Të paktën kështu pretendon gazetari i njohur italian Fabrizio Romano, teksa regjistron vullnetin e fortë të Pulisic për të ndryshuar ambientin, që e shtyu Chelsea në këtë drejtim.
Kujtojmë se, verën e kaluar emri i asit 24-vjeçar ishte ndër kandidatët për largim nga “Stamford Bridge”, por në fund ai mbeti te “blutë” Londrës. /G.D abcnews.al/