Xhaka zyrtarizohet tek “aspirinat”: I lumtur që jam këtu, Leverkusen është një ekip i madh

schedule20:14 - 6 Korrik, 2023

schedule 20:14 - 6 Korrik, 2023

Më herët ditën e sotme u raportua se mesfushori i Arsenal dhe Kombëtares zvicerane, Granit Xhaka u transferua tek “aspirinat” e Bayer Leverkusen dhe tanimë ka ardhur dhe firma e shqiptarit me skuadrën gjermane.

Ish-“katalizatori” i mesfushorit të Arsenal ka nënshkruar për 5 vitet e ardhshme me skuadrën e Leverkusen, me këta të fundit që do t’i paguajnë “topçinjve” plot 25 milionë euro për shërbimet e Xhakës.

Menjëherë pas nënshkrimit të kontratës së re, Xhaka dha dhe fjalët e tij të para si lojtari më i ri i “aspirinave”, ku i cilësoi këta të fundit, si një klub me histori të madhe dhe qëllime ambicioze.

“E njoh mirë Bundesliga-n, brenda dhe jashtë, pasi kam luajtur në të dhe e kam ndjekur gjithmonë nga Londra. Bayer është një klub me një histori të madhe dhe qëllime ambicioze, sigurisht që ka një të ardhme të madhe. Bisedimet që patëm me drejtuesit më motivuan që t’i bashkohem këtij klubi”,- u shpreh Xhaka. /i.m /abcnews.al 

Njoftimi i klubit: 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!