“Kurti, po sillet sikur është qendra e universit”, Miftaraj: Po dëmton raportet Kosovë-Shqipëri

schedule16:31 - 5 Korrik, 2023

schedule 16:31 - 5 Korrik, 2023

KOSOVË- Kryeministri Edi Rama u shpreh i vendosur për të vijuar turin e tij ballkanik, pavarësisht se Albin Kurti nuk pranoi që ta takojë. Mos-gatishmëria e Kurtit për të pritur kryeministrin Edi Rama ka prodhuar reagime dhe kritika në adresë të Kurtit.

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) tha në “Ballkan Update” se Kurti po sillet sikur është qendra e universit dhe kjo po e dëmton interesin e shtetit të Kosovës.

 “Fatkeqësisht Kurti, jo vetëm më Ramën, por edhe me liderët e rajonit, por edhe të BE dhe SHBA po sillet sikur është qendra e universit dhe vetëm Kurti ka të drejtë dhe të tjerët janë një dëm kolateral dhe pak rendësi kanë ato se çfarë mendojnë”, tha ai.

Sipas Miftarajt, Albin Kurti po vepron në kundërshtim edhe të programit të partisë së Lëvizjes Vetvendosje. Por pavarësisht qëndrimit të Kurti, Rama gjatë qëndrimit në Prishtinë do të takohet me presidenten Vjosa Osmani. Këtë takim, Miftaraj e sheh si një tentativë, e cila sipoas tij mund të ndikojë në ndryshimin e kursit politik të Kosovës jo vetëm me Shqipërinë, por edhe me aleatët perendimorë.

 “Kurti po vepron edhe në kundërshtim edhe vetë programin e partisë së tij. Kjo është e dëmshme për raportet mes Kosovës dhe Shqipërisë. Është lajm i mirë, që kryeministri Rama do takohet me presidenten e Osmani, e cila ka një rol në politikën e jashtme të Kosovës. Takimi mbase mund të ndikojë që Kosova të marrë një qasje tjetër. Është lajm i mirë kur qeveria e Shqipërisë ka takime me kolegët në Kosovë”, theksoi ai./ n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!