Pas arritjes së marrëveshjes me “blutë” e Chelsea dhe akordit me “fantazistin” anglez, ditën e sotme “djajtë” e Manchester United zyrtarizuan afrimin e mesfushorit sulmues 24-vjeçar, Mason Mount për shifrën e 64 milionë eurove.
Menjëherë pas zyrtarizimit, Mount tha dhe fjalët e tij të para si “djall”, teksa e konsideroi kalimin te “të kuqtë” e United si një sfidë të re për karrierën e tij, pas një kohe të gjatë të kaluar te klubi, ku dhe u formua si lojtar.
“Nuk është kurrë e lehtë të largohesh nga klubi ku je rritur, por Manchester United përfaqëson një sfidë të re për karrierën time. Kam luajtur kundër tyre, e di sa i fortë është ekipi në të cilin do të shkoj dhe mezi pres të përpiqem të fitoj trofe të mëdhenj”,- është shprehur 24-vjeçari. /i.m /abcnews.al