Luftë racizmit, Milani bëhet skuadra për t’u marrë shembull në Itali

schedule19:10 - 20 Shtator, 2019

schedule 19:10 - 20 Shtator, 2019

Klubi i Milanit ka ndërmarrë një nismë për t’u përshëndetur. Kuqezinjtë festojnë 120-vjetorin e krijimit me datë 13 dhjetor, ndërsa ideja e fundit ka lindur për të luftuar racizmin, një fenomen që ka ekzistuar gjithmonë dhe nuk po arrin të “zhduket”.

Klubi i famshëm italian është gati të formojë një task force të brendshme, me mbështetjen e një konsulence të jashtme, për të adresuar çështjen e racizmit në futbollin italian.

Grupi do të zhvillojë një program aktivitetesh për të rritur ndërgjegjësimin, monitorimin dhe adresimin e sjelljes raciste në rrjetet sociale dhe shkallët e stadiumit. Derbi kundër Interit është cilësuar si derbi kundër racizmit dhe kjo task forcë do të nisë punën gjatë mbrëmjes së nesërme.

Lojtarët e të dyja skuadrave të Milanos do të bashkohen para nisjes së sfidës për një fotografi të përbashkët, duke tentuar të japin mesazhin e tyre të gjithëpërfshirjes. “Jam i lumtur që Milani po merr masa për të adresuar një nga çështjet më të rëndësishme të futbollit”, theksoi Ivan Scaroni, presidenti i klubit të “djallit”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!