Vladimir Putin tha se Rusia “do të vazhdojë t’i rezistojë presionit të jashtëm dhe sanksioneve”, gjatë një samiti online të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait.
“Rusia po reziston dhe do të vazhdojë t’i rezistojë presionit të jashtëm, sanksioneve dhe provokimeve”, tha Putin, duke falënderuar vendet e Organizatës për mbështetjen e tyre gjatë rebelimit të Wagnerit që tronditi Kremlinin.
“Populli rus është i bashkuar si kurrë më parë,” theksoi Putin.
Ai falënderoi gjithashtu partnerët e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, të cilët shprehën mbështetjen e tyre për veprimet e autoriteteve ruse që synojnë mbrojtjen e rendit kushtetues, jetës dhe sigurisë së qytetarëve.
Gjatë rebelimit të organizatës mercenare Wagner (23 dhe 24 qershor) forcat rebele morën në kontroll bazat ushtarake dhe marshuan drejt Moskës.
/abcnews.al