Kylian Mbappe është kryefjala e kësaj merkatoje verore, me francezin që ende nuk i dihet se cila do të jetë e ardhmja e tij.
Sigurisht që Real Madrid është ekipi më favorit për të nënshkruar me yllin e PSG-së, por tashmë nga mediat spanjolle qarkullon një tjetër thashethem
Sipas “El Nacional”, Chelsea ka shfaqur interes të lartë për të nënshkruar me të. Sipas këtij mediumi, “Blutë” e Londrës janë të gatshëm të ofrojnë 120 milionë euro plu njërin prej Sterling, Cucurella dhe Romelu Lukaku./h.ll/abcnews.al