Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson deklaroi se homologu i tij hungarez, Viktor Orban e kishte siguruar atë se Budapesti nuk do ta vononte pranimin e vendit nordik në NATO, pas raporteve se parlamenti i Hungarisë do të vononte ratifikimin e anëtarësimit.
“Unë fola me kryeministrin Viktor Orban dje dhe ai konfirmoi shumë qartë se ajo që më tha herën e kaluar ende vlen,” tha Kristersson, shkruan Reuters.
“Hungaria nuk do ta vonojë procesin e ratifikimit të Suedisë në asnjë mënyrë,” shtoi ai.
Suedia aplikoi vitin e kaluar për t’u bashkuar me NATO-n pas pushtimit rus të Ukrainës, por Turqia dhe Hungaria deri më tani kanë bllokuar ratifikimin.
Stokholmi shpreson të bëhet anëtare në një samit të NATO-s 11-12 korrik, por sipas një plani të publikuar të enjten, parlamenti hungarez nuk do të votojë për anëtarësimin javën e ardhshme./abcnews.al