Teksa fillimisht u përfol për një transferim të mefushorit Granit Xhaka, nga “topçinjtë” e Arsenal, tek “aspirinat” e Bayer Leverkusen, duket se gjërat kanë marrë një tjetër rrjedhë dhe ky kalim nuk do të ndodhët.
Sipas raportimeve më të fundit nga tabloidet britanike, transferimi i mesfushorit shqiptar te Bayer Leverkusen duket se nuk do të ndodhë, pas ndërhyrjes së teknikut Mikel Arteta, me spanjollin që ka nevojë për eksperiencën dhe kualitetin e zviceranit në mesfushë.
Ndërkaq, kujtjomë se Granit Xhaka është një lojtar shumë i dashur në klub dhe nga e gjithë tifozeria e “topçinjve”, kështu që prezenca e tij dhe aftësitë profesionale do ta bënin ekipin akoma edhe më të fortë për sezonin e ardhshëm. /i.m /abcnews.al