Vetëm disa orë më parë, në të gjitha mediat botërore qarkulloi lajmi se skuadra e Aston Villa ka siguruar shërbimet e qendërmbrojtësit spanjoll, Pau Torres dhe tashmë janë bërë me dije dhe detajet e kontratës mes klubeve.
Sipas raportimeve nga prestigjiozja britanike, “The Guardian”, klubi anglez derdhi në arkat e “nëndetëseve të verdha” plot 41 milionë euro, shifër kjo mëse normale për një lojtar të nivelit të 26-vjeçarit.
Ndërkaq, kujtojmë se, sezonin e shkuar me skuadrën e Villarreal, Pau Torres zhvilloi plot 39 përballje në të gjitha kompeticioniet ku spanjollët ishin prezantë, ku madje ka arritur të gjejë dhe 1 herë rrugën e rrjetës. /i.m /abcnews.al