Tensionet në radhët e Atletico Madrid, mes Joao Felix e teknikut Simeone, duket se nuk janë qetësuar akoma e për këtë aryse, “fantazisti” portugez mund ta shoh veten larg “los colchoneros” gjatë kësaj merkatoje vere.
Sipas raportimeve më të fundit nga mediat spanjolli, 23-vjeçari nuk pranon të transferohet te asnjë ekip, i cili nuk do të jetë pjesë e UEFA Champions League, sezonin e ardhshëm, duke refuzuar kështu në mënyrë direkte interesimin e Aston Villa e Tottenham.
Në anën tjetër, Atletico dëshiron të gjejë një ekip të ri për lojtarin sa më shpejt të jetë e mundur, por procesi ka të ngjarë të jetë tepër i gjatë e i lodhshëm, teksa gjithashtu nuk përjashtohet as qëndrimi i tij në Madrid. /i.m /abcnews.al