Masat ndaj Kosovës, Haradinaj: Detyroi Kurtin të lëvizë, ndërkombëtarët kanë humbur besimin

schedule16:42 - 29 Qershor, 2023

schedule 16:42 - 29 Qershor, 2023

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj i ftuar në një lidhje “skype” me emisionin “Ballkan Update” ka folur fillimisht në lidhje me masat ndëshkuese që i janë vendosur Kosovës dhe lëvizjen e fundit të Kurtit, me disa pika për zgjidhjen e situatës.

Haradinaj tha se masat ndëshkuese janë fillestare dhe bëhet fjalë për rreth 70 milionë euro që lidhen me investimet në infrastrukturë dhe disa programe të tjera të vendit.

Ai shtoi se pas këtyre masave, kryeministri Kurti ka lëvizur me prezantimin e disa pikave, të cilat sipas janë të ngjashme ata që ka kërkuar BE dhe mund të çojë në një zgjidhje.

Bëhet fjalë për një masë fillestare rreth 70 milion euro, që ndërlidhet me infrastrukturën dhe me programe te ndryshme në Kosovë.

Në momentet e fundit ka pasur lëvizje nga kryeministri Albin Kurti, ku doli me një propozim konkret me 4 pikë. Në atë pika ai bën një ofertë serioze se si dilet nga kjo situatë.

Pikat janë të përafërta me ata të BE.

Jam i shqetësuar për faktin se BE si një aleat i Kosovës, mos 23 vitesh detyrohen ta sanksionojnë Kosovën dhe t’i japin të drejtë Serbisë.

Nuk duhet të ndëshkohen qytetarët dhe republika edhe për shkak të kryeministrit tonë. Kjo është jashtë normales, kur në kemi pritur të jemi  pjesë e BE dhe partnerë besnikë. Shpresoj që kjo të mos zgjasë, por të gjendet një zgjidhje sa më shpejt” tha Haradinaj.

Haradinaj u shpreh se kërkesa e para e BE ka qenë tërheqja e policisë, më pas largimi i kryetarëve nga komunat dhe në fund zgjedhjet e reja.

Ai theksoi  se qytetarët kosovarë i kanë bojkotuar institucionet në veri dhe nëse Kosova heq policinë, atëherë ajo zonë bie në duart e organizatave terroriste, duke u dakordësuar në një farë mënyre me Kurtit, me ndasinë e vetme që veprimet duhet të ishin të koordinuara me BE dhe SHBA.

Që në fillim kërkesat e BE, kanë qenë tërheqja e policisë, më pas largimi i kryetarëve nga godinat dhe e fundit zgjedhje të reja dhe demokratike.

Të jemi të qartë, qytetarët kosovarë i kanë bojkotuar institucionet  e Kosovës në atë zonë dhe nëse i tërheqim këto trupa ne e kthejmë atë zonë në dorë të organizatave terroriste.

Jemi në një situatë krizë, por presioni ndaj Kurtit ka bërë që ai të reflektojë dhe të bëjë një lloj negociate.

Përplasjet me BE dhe SHBA, jo që nuk i bëjnë mirë Kosovës, por po na kthen shumë mbrapa. Edhe pse pozicioni jonë sot është që të kritikojmë Kurtit, situata nuk është bardh e zi, qeveria e Serbisë është shkaktari kryesor i kësaj situatë” shtoi ai.

Qeveria Kurti që kur ka ardhur në pushtet ka krijuar jo një, por disa kriza që kanë prodhuar dhe tensione dhe duket se kjo e fundit i ka detyruar ndërkombëtarët të tërhiqen pas. Haradinaj tha se Kurti tanimë e ka humbur besimin dhe se nuk ka garanci se nëse kalimi i kësaj krize nuk do të pasojë të tjera, ndaj sipas tij kjo ka qenë arsyeja pse AAK ka kërkuar mocion në parlament.

Duket që besimi i SHBA dhe BE ndaj Kurtit ka humbur. Shumë pak liderë të BE dhe SHBA i besojnë Kurtit.

Kurti me kryeneçësinë e tij i ka bërë shumë favore Serbisë.

Për shkak të krizës që ka krijuar Kurti ne kemi thirrur edhe mocion, pasi besojmë se largimi i Kurtit mund ta kthente besimin e ndërkombëtarëve të Kosova” u shpreh Haradinaj.r.t/abcnews.al