Një oficer i policisë franceze që vrau një 19 vjeçar më 14 qershor në jugperëndim të Francës është akuzuar për vrasje nga pakujdesia.
Prokurorja e Angouleme, Stephanie Awin, vuri në dukje se oficerit të policisë “i ndalohej të mbante armë dhe të ushtronte profesionin e tij” pasi u akuzua për “vrasje nga pakujdesia”.
Oficerit 52 vjeçar ndiqet penalisht për vrasje nga pakujdesia. Mediat e huaja shkruajnë se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e 14 qershorit në një lagje periferike të Angouleme, ku 19 vjeçari Alhoussein Kamara u qëllua për vdekje nga një oficer policie ndërsa përpiqej të shmangte arrestimin gjatë një kontrolli trafiku.
Sipas hetimeve, dy automjete policie kanë tentuar të mbyllin rrugën e Kamarës për ta kontrolluar. Më pas i riu është kthyer mbrapsht dhe më pas ka lëvizur me shpejtësi në drejtim të efektivëve të policisë, për pasojë ka goditur njërin prej tyre në këmbë, në këtë moment është kundërpërgjigjur një nga efektivët duke I shkaktuar vdekjen.
“Testet toksike treguan se drejtuesi i mjetit nuk kishte konsumuar alkool apo drogë ” dhe “me sa duket” po shkonte “në punën e tij”, shtoi prokurori i Angouleme.
Oficeri i policisë nuk e regjistroi ngjarjen, “pavarësisht se kishte një kamerë në vete”, por ajo nuk ishte karikuar në momentin e ngjarjes.
I riu nga Guinea mbërriti në Francë në vitin 2018 dhe po punonte në një bazë logjistike supermarketi, ku po shkonte mëngjesin e ngjarjes tragjike, sipas të afërmve të tij. Siç theksoi prokuroria, ai nuk ishte i njohur për autoritetet.
Pas vdekjes së tij, rreth 1000 njerëz marshuan për drejtësi, duke përfshirë ambasadorin e Guinesë në Francë, Chinkoun Sylla. Ky rast ka ngjashmëri me vdekjen të martën në Nanterre, pranë Parisit, të Naelit, një 17-vjeçar, i cili u qëllua nga një oficer policie për përpjekje për të shmangur një kontroll trafiku./abcnews.al