Dorëheqja e Qatos, Tabaku: Po mbulojnë skandalin, nesër publikojmë prova të aferës

schedule16:00 - 19 Shtator, 2019

schedule 16:00 - 19 Shtator, 2019

Partia Demokratike ka reaguar pas dorëheqjes së drejtoreshës së Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato nga detyra. Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku paralajmëroi se Partia Demokratike do të publikojë ditën e nesërme prova të skandalit që detyroi Qaton të dorëhiqet nga detyra.

Tabaku  thekson se me vendimin e dorëheqjes së funksionarës së tij, Edi Rama po përpiqet të mbulojë skandalet dhe aferat korruptive që kanë ndodhur muajt e fundit.

“Edi Rama po përpiqet të mbulojë luftën e egër që ka plasur mes grupeve në PS me shpresën se gjyqi i Tahirit do të bëjë të harrohet skandali i Sonila Qatos, i Belinda Ballukut dhe i kompanive me të cilat, Rama, bashkë me to, vjedh shqiptarët! Asgjë nuk do të harrohet! Çdo aferë korruptive do t’i bëhet e njohur publikut”, ka deklaruar Tabaku./ABC News Albania 24/7