Visar Bekaj lë Tiranën për t’u zyrtarizuar te Hatayspor

schedule15:04 - 28 Qershor, 2023

schedule 15:04 - 28 Qershor, 2023

Visar Bekaj ka bërë hapin e madh në karrierën e tij duke u transferuar në Superligën e Turqisë.

Portieri kosovar u largua nga Tirana pas tre sezoneve fantastike, derisa nga sezoni i ri do të jetë pjesë e Hatayspor. Bekaj ka kaluar me sukses testet mjekësore te Hatayspor, derisa klubi ka publikuar foto të tij duke i uruar mirëseardhje.

“Portieri Visar Bekaj ka kaluar me sukses kontrollet mjekësore”, thuhet në foton e publikuar nga Hatayspor.
26-vjeçari e ka nisur karrierën te Ramiz Sadiku, derisa nga viti 2014 është pjesë e ekipit të parë të Prishtinës deri më 2020.

Prezantimi i Bekajt te skuadra turke pritet të ndodhë gjatë orëve të ardhshme ku do të zbulohen edhe detajet e kontratës./ h.ll/abcnews.al