Barcelona dhe Manchester United kanë hedhur sytë nga një prej sulmuesve më të spikatur të momentit. Erling Braut Haaland arriti të shënonte tre gola në debutimin e tij në fazën e grupeve të Champions League.
Sulmuesi 19-vjeçar i Salzburg është një njohje e vjetër e Ole Gunnar Solskjaer, pasi e ka pasur nën urdhra kur ishte në krye të norvegjezëve të Molde. Salzburger Nachrichten raporton se United kishte dërguar skaut për ta parë Haaland në ndeshjen e Champions League.
Nga Spanja, konkretisht nga “Mundo Deportivo”, thuhet se edhe Barcelona e ka nën vëzhgim sulmuesin, i cili këtë sezon ka arritur të shënojë 17 gola në 9 ndeshje. Këto shifra tregojnë nuhatjen para porte të sulmuesit, i cili pritet që shumë shpejt të bëjë hapin e madh në karrierë. /abcnews.al