Teksa vetëm 2 javë na ndajnë nga fillimi i sfidave kualifikuese për sezonin e ardhshëm të kompeticioneve evropiane për klubi, “demat e kuq” të Partizanit kanë mësuar ditën e sotme komplet “axhendën” për 2 përballjet ndaj bjellorusëve të BATE Borisov.
Për ndeshjen e parë më 11 korrik, Partizani ka arritur një marrëveshje me FSHF-në për ta luajtur në “Air Albania”, ndryshe nga ç’ishte planifikuar më parë. Sfida e parë, e cila do të jetë mjaft përcaktuese, do të luhet në orën 20:45.
UEFA gjithashtu ka zbuluar edhe gjyqtarët që do të vendosin drejtësi në sfidën e 11 korrikut. Ky duel iu është besuar një katërshe gjyqtarësh nga Belgjika, me kryesor 35-vjeçarin, Nathan Verboomen, teksa ndihmsa të tij do të jenë Mathias Hillaert dhe Ruben Wyns. Gjyqtar i katërt Wesli De Cremer. /i.m /abcnews.al