Pasi udhëhoqi “blutë” e Napoli, drejt titullit të 3-të të Serie A në historinë e tyre, “bomberi” nigerian i kampionëve të Italisë, Victor Osimhen shihet gjithnjë e më larg këtyre të fundit gjatrë kësaj merkatoje vere.
Sipas raportimeve më të fundit nga mediat italiane, tashmë përveç “gjigandëve” francezët të PSG, në garën për 24-vjeçarin janë dhe “të kuqtë” e Liverpool, me tekniku Jurgen Klopp që e pëlqen shumë stilin e lojës së Osimhen.
Mirëpo, sërish problem pritet të jetë çmimi i “kripur” i vendosur nga Presidenti i Napoli, Aurelio De Laurentiis për Osimhen, me italianin që nuk pranon më pak se 180 milionë euro për “bomberin”, i cili sezonin e shkuar arriti të shënojë plot 31 gola e të dhurojë 5 asistime në 39 përballjet e regjistruara ndërmjet kampionatit, Kupës dhe Champions League. /i.m /abcnews.al