Kurti: Do të zvogëlojmë numrin e policëve në veri, në proporcion me vendosjen e rendit

schedule15:16 - 27 Qershor, 2023

schedule 15:16 - 27 Qershor, 2023

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka biseduar me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për domosdoshmërinë për deeskalim të situatës në veri. Kurti ka shprehur gatishmërinë e tij për zvogëlimin e pranisë së policisë në ndërtesat komunale në veri gradualisht e në proporcion me vendosjen e rendit dhe ligjit.

Kurti ka thënë se në këtë mënyrë do të mundësohej fushatë e hapur para zgjedhjeve të parakohshme në këto komuna.

“Kryeministri Kurti e informoi Presidenten e Komisionit Evropian për konfiskimin e armatimit të shumtë para katër ditëve në Zveçan në një veturë me targa të Beogradit, në vendin ku para katër javëve u ushtrua dhunë brutale mbi ushtarët e KFOR-it, policët e Kosovës dhe gazetarët. Ai shprehu gatishmërinë e tij për zvogëlimin e pranisë së policisë në ndërtesat komunale në veri gradualisht e në proporcion me vendosjen e rendit dhe ligjit, gjë që njëkohësisht do të mundësonte fushatë të hapur dhe fer para zgjedhjeve të parakohshme demokratike në këto komuna”, ka njoftuar Qeveria e Kosovës./KosovaPress

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!