Pas Thuramit, objektivi numër një për Interin në sulm është konfirmimi i Romelu Lukakut.
Sipas “Gazzetta delloi Sport”, Chelsea aktualisht kërkon 40 milionë euro për transferimin përfundimtar. Inter tashmë synon të huazojë belgun me të drejtë blerje në fund të sezonit dhe kjo ide duket se i pëlqen klubit anglez.
Lukaku dhe Inter gjithashtu thuhet se kanë aprovuar edhe një ulje të pagës, në mënyrë që të bëhet edhe më e lehtë për klubin zikaltër./h.ll/abcnews.al