Presidenti rus, Vladimir Putin iu drejtua mbrëmjen e kësaj të hënë popullit të tij ku deklaroi se organizatorët që ndërmorën veprime me synim destabilizimin e Rusisë duke dërguar trupa ushtarak në qytete të ndryshme dhe duke iu afruar Moskës do të dalin përpara drejtësisë dhe do të ndëshkohen.
Edhe përse nuk përmendi emrin e kreut të Grupit Wanger Yevgeny Prigozhin kjo deklaratë e presidentit Rus duket se targetonte pikërisht atë, një deklaratë kjo që theu premtimin e Kremlinit se mbi Prigozhin nuk do të rëndonte më asnjë akuzë.
“Oragnizatorët e këtij rebelizmi duhet të kuptojnë se do të sillen përballë drejtësisë. Gjithkush duhet ta kuptojë këtë gjë. Ky ishte një aktivitet kriminal i cili përfundoi me dobësimin e vendit duke qënë një kërcënim kolosal. Jemi të kërcënuar nga jashtë. Kjo është pikërisht ajo çfarë do perëndimi dhe Kievi, ata duan që rusët të vrasin njëri tjetrin.”
Presidenti i Rusisë falenderoi popullin e tij për unitetin e treguar në një situate të tillë ndërsa deklaroi se shumica e mercenarëve të grupit Wagner janë patriot të Rusisë. Vladimir Putin ripërsëriti edhe një here ofertën e bërë për këta trupa që ata të punojnë për Kremlinin.
“Sot ju keni mundësinë që të vazhdoni ti shërbeni Rusisë duke lidhur një kontratë me Ministrinë Ruse të mbrojtjes ose agjenci të tjera ligjzbatuese, ose mund të ktheheni tek miqtë dhe familjet tuaja. Kush nga ju dëshiron mund të shkojë edhe në Bjellorusi.”
Pas fjalimit të tij kreu i Kremlinit mbajti një takim me krerët e shërbimev ruse të sigurisë./abcnews.al