Një konflikt mes dy grave k ndidhur këtë të hënë në fshatin Kamenicë në Korçë.
Mësohet se sherri mes dy grave ka ndodhur vetëm pak minuta më parë, ndërsa shkak dyshohet se është bërë uji për vaditjen e tokave, të cilin njera prej grave e ka mbyllur, ndërsa fqinja tjetër i ka kërkuar ta hapë përsëri pasi i duhej.
Sherri ka filluar me fjalë, ndërsa ka përfunduar duke u goditur fizikisht me grushta. Njëra prej grave u soll në spitalin e Korçës për mjekim, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në komisariat po shoqërohet shtetasja tjetër, ndërsa policia po bën veprimet për zbardhjen e ngjarjes./abcnews.al