Presidenti SHBA-së, Joe Biden zhvilloi bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskyy.
Në një deklaratë me shkrim nga Shtëpia e Bardhë thuhet se Biden dhe Zelenskyy diskutuan për mbështetjen e Ukrainës për t‘u mbrojtur nga agresioni rus.
Në deklaratën ku Biden përsërit mbështetjen e palëkundur të SHBA-së ndaj Ukrainës, theksohet se SHBA-ja do të vazhdojë të sigurojë ndihmë në fushën e sigurisë, atë ekonomike dhe humanitare për Ukrainën.
Më tej theksohet se Biden dhe Zelenskyy diskutuan për sulmin e Ukrainës ndaj Rusisë dhe zhvillimet në Rusi.

