Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar në lidhje me përplasjen mes presidentit rus, Vladimir Putin dhe grupit mercenar Wagner, me këta të fundit që janë nisur drejt Moskës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u shpreh se sot ka komunikuar me Ministrat e Jashtëm të G7 dhe Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, për këtë ngjarje.
Blinken shtoi se SHBA-të do të qëndrojnë në koordinim të ngushtë me aleatët dhe partnerët.
“Komunikova sot me Ministrat e Jashtëm të G7 dhe Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë për të diskutuar situatën e vazhdueshme në Rusi. Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë në koordinim të ngushtë me aleatët dhe partnerët ndërsa situata vazhdon të zhvillohet”, shkroi ai në Twitter.
Spoke today with G7 Foreign Ministers and the EU High Representative for Foreign Affairs and Security Policy to discuss the ongoing situation in Russia. The United States will stay in close coordination with Allies and partners as the situation continues to develop.
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) June 24, 2023