Ashtu si në Evropë, kompeticioni Nations League zhvillohet dhe në konfederata të tjera, ku ndër to është dhe ajo e Amerikës së Veriut e Qëndrore dhe orët e para të mëngjesit, me orën tonë lokale është zhvilluar dhe finalja e madhe mes Kandasë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, finale që pa fitues këta të fundit, me rezultatin e pastër 0 me 2.
Të dy golat erdhën që në pjesën e parë të lojës, me qëndërmbrojtësin e Crystal Palace, Chris Richards e “bomberin” e Reims, Folarin Balogun, që shënuan nga një gol në minutat 12’ e 24’ të lojës, për të “vulosur” kështu fitoren e amerikanëve. Protagonist gjithashtu ishte dhe “fantazisti” i Dortmund, Giovanni Reyna, i cili dhuroi pasimet kyçe në dë rastet e shënimit.
Me këtë fitore përfundon dhe edicioni i 2-të i Nations League, në konferedatën e Amerikës së Veriut e atë Qendrore, teksa për herë të 2-të radhazi kampionë u shpallën Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Gol i Chris Richards, 0-1:
Goli i Folarin Balogun, 0-2: