Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përmbytje masive në Turqi, kaos në Stamboll/ Uji ‘pushton’ stacionet e metrosë, gruaja merret nga rrjedha e ujit

schedule11:44 - 14 Tetor, 2026

schedule 11:44 - 14 Tetor, 2026

TURQI – Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje dhe kaos në disa zona të Turqisë, veçanërisht në Stamboll, ku rrugët janë kthyer në rrjedha uji dhe përmbytjet kanë prekur edhe stacionet e metrosë.

Meteorologët kanë lëshuar alarme portokalli për disa rajone, ndërsa parashikohet që reshjet intensive të vijojnë edhe në orët në vijim.

Situata paraqitet problematike në Stamboll, ku uji ka vërshuar në rrugë dhe ka depërtuar në stacione të transportit nëntokësor. Raportohet gjithashtu për banesa të përmbytura, ujë që ka hyrë në ambiente spitalore dhe shembje muresh në shkolla.



Një nga incidentet më shqetësuese është regjistruar në zonën e Esenyurtit, ku një grua është marrë nga rrjedha e fortë e ujit të një përroi.

Ngjarja është filmuar, ndërsa pamjet tregojnë momentet e rrezikshme që ajo ka përjetuar. Për fat të mirë, banorët e zonës kanë ndërhyrë në kohë dhe kanë arritur ta shpëtojnë.

Autoritetet kanë paralajmëruar për vijimin e motit të keq, ndërsa alarmet meteorologjike mbeten në fuqi në disa zona të vendit. Reshjet e dendura rrisin rrezikun e përmbytjeve të mëtejshme dhe të situatave të rrezikshme në rrugë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!