Pas transferimit të mesfushorit argjentinas Alexis Mac Allister drejt “të kuqve” të Liverpool për 42 milionë paund, “pulëbardhat” e Brighton kanë gjetur ditën e sotme “zëvendësuesin” perfekt të kampionit të botës.
Me anë të në një njoftimi të prezantuar në profilet zyrtare të klubit në rrjetet sociale, skuadra nga Premier League ka prezantuar lojtarin e tyre më të ri, i cili do të jetë 27-vjeçari gjerman, Mahmoud Dahoud.
Dahoud vjen si një transferim i lirë te “pulëbardhat” pas 7 vitesh të shpenzuara te “verdhezinjtë” gjermanë të Borussia Dortmund dhe te skuadra e tij e re ka firmosur një kontratë të vlefshme deri në vitin 2027. /i.m /abcnews.al
Njoftimi i klubit:
We are delighted to announce that we have agreed to sign midfielder @modahoud8, when his contract with @BVB expires at the end of the month. ✍
? @FirstTouchGames // #BHAFC ?⚪️
— Brighton & Hove Albion (@OfficialBHAFC) June 16, 2023