Në 1 javë, kryeministri Edi Rama ia arriti të fitojë bastin për integrimin. Sipas sondazhit “Zëri i Shqiptarëve” në ABC News, PS-ja rritet në mbështetje me 47 përqind, por 5 përqind më pak se 11 maji i vitit 2025.
PD-ja, nga ana tjetër, java e referendumit me rikonfirmimin e Berishës e rrit në 23 përqind, por 23 maji për doktorin duket më tepër si fillimi i fundit.
E vetmja që ra gjatë kësaj jave ishte mbështetja për një parti të re që s’po lind ende.
Koha ikën dhe bashkë me të edhe durimi i shqiptarëve, që shpresojnë ende në masën 30 përqind./abcnews.al



