Gazetari Fatos Mahmutaj thotë se zgjedhjet në PD, nuk ishin aspak demokratike, pasi kandidat ishte vetëm Sali Berisha.
Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Mahmutaj u shpreh se demokratët e shprehën që janë kundra tij.
Mahmutaj shtoi se Berisha do e mbyllë me turp jetën e tij politike.
“Berisha pak mori edhe 94 përqind. Ai i kishte mundësitë që të arrinte edhe 194 përqind dhe të thyente rekordin e tij të vitit 1991, me 132 përqind. Edhe pse kishim një kandidat, një palë votime, të kontrolluara, Berishës, në rrjetet sociale, po qarkullojnë fletë votimi, ku demokratët e kanë shprehur që janë kundër Berishës dhe papjekurisë e idiotësisë së tij politike. Nuk ishte nevoja të bënte farsa të tilla, turpe të tilla. Berisha po shkon në një lloj çmendurie dhe turp të jashtëzakonshëm politik”, theksoi ai ndër të tjera./abcnews.al


