Javën e kaluar, Shqipëria mori një lajm tjetër të mirë nga Brukseli. Miratimi i IBAR dhe qëndrimit të ndërmjetëm i hap rrugë mbylljes së grupkapitujve të negociatave.
Për 46.8% IBAR ishte thjesht një raport teknik, që pritej të miratohej, por mori rëndësi dhe u fry kot nga akuzat e përditshme të opozitës.
29.5% të tjerë janë po kaq të sigurt se miratimi i IBAR është fija e duhur dhe integrimi s’ndalet.
Kurse vetëm 23.7%, demokratë, besojnë se IBAR u miratua falë opozitës, edhe pse ishte opozita që prej muajit shkurt akuzonte se IBAR ishte penguar, bllokuar apo anuluar.


