Nis viti i ri shkollor për arsimin parauniversitar, 386 mijë nxënës në të gjithë vendin

schedule08:16 - 16 Shtator, 2019

schedule 08:16 - 16 Shtator, 2019

Me emocione ka nisur e hëna jo vetëm për fëmijët, por dhe për prindërit. Zilja e parë për këtë vit mësimor ka ftuar rreth 450 mijë nxënës të nisin rrugën e dijes. 24 mijë prej tyre ulen për herë të parë në bankat e shkollës. Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj zgjodhën këtë ditë për të inauguruar shkollën e re të muzikës në Tiranë “Servete Maçi”.

Kjo është një ndër 200 shkollat e rindërtuar në të gjithë vendin sipas kryeministrit megjithëkëtë në Tiranë edhe këtë vit mësimi do të vijojë të jetë me dy turne. Problem që pritet të marrë fund me ndërtimin e shkollave të reja.

Nxënësit nga klasa e parë në të pestë, tekstet e shkollore i kanë marrë në përdorim falas. Shumë prindër kanë refuzuar të marrin librat e brezave më parë pasi kanë konstatuar shënime në to. Ankesat e tyre për t’i fshirë në mbyllje të vitit shkollor kryeministri thotë se i ka dëgjuar.

Pas dy vitesh libra në përdorim falas do të marrin të gjithë nxënësit nga klasa e parë deri në të 9-tën. Pasi shpjegoi çështjet që kanë të bëjnë me nxënësit kryeministri u ndal tek mësuesit.

Një vit të mbarë i kanë uruar nxënësve e mësueve përmes postimeve në rrjetet sociale dhe Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!