Rrëmbimi i tre policëve në Kosovë/ Eksperti i sigurisë: Njësia speciale Kobra i përgjigjet presidenti serb

schedule20:35 - 14 Qershor, 2023

schedule 20:35 - 14 Qershor, 2023

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala tha se njësia speciale Kobra që qëndron pas rrëmbimit të tre policëve kosovarë në veri të vendit, tha se i përgjigjen urdhërave të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, ministrit të Mbrojtjes si edhe shefit të shtabit të përgjithshëm të ushtrisë.

“Rasti i sotëm është më i rëndë sepse ka ndërhyrë për herë të parë njësia Kobra që merr urdhërin e drejtpërdrejt nga presidenti i Serbisë për të kryer një operacion special. Në bazë të informacioneve nga KFOR-i dhe komunikimet me ushtrinë serbe, janë dhënë informacione se janë forcat speciale KOBRA të ushtrisë së Serbisë, e cila i përgjigjet presidentit, ministrit të Mbrojtjes dhe shefit të shtabit.”, tha ai.

Rrëmbimi i tre policëve ka sjellë reagime të ashpra nga ana e Prishtinës zyrtare, e cila e ka cilësuar ngjarjen si agresion nga Serbia. Sipas presidentes Vjosa Osmani, ky akt dëshmon edhe njëherë se Serbia nuk është e interesuar për paqe dhe stabilitet në rajon./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!