Gatimet dhe recetat speciale të kuzhinierëve të njohur në Lezhë janë promovuar në një feste të organizuar nga bashkia në bashkëpunim me ministrinë e Turizmit. Gjatë aktivitetit “Vi n’Shëngjin”, vizitorë të shumtë shijuan ushqimin nën ritmet muzikore.
Lezha sfidon me kulinari. Festa “Vi n’Shëngjin” ku u promovuan gatimet tradicionale mblodhi shumë turistë dhe qytetarë. Pamja e shëtitores është e njëjtë si ajo e sezonit veror.
Kuzhinierët jo pak të njohur të Lezhës prezantuan recetat speciale të restoranteve të zonës. Në aktivitete të tilla nuk mund të mungojnë as këngë dhe valle. Agroturizmi do të jetë një prioritet për bashkinë dhe do marrë vëmendjen e duhur tha Pjerin Ndreu.
Organizime të tilla bëhen në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Turizmit për të mbajtur gjallë interesin e vizitorëve duke e shndërruar Lezhën në një destinacion të turizmit kulinar./ABC News Albania 24/7