Mbledhja e ardhshme e dy qeverive të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës do të zhvillohet në 14 Qershor në Gjakovë.
Sipas një njoftimi të shpërndarë për mediat bëhet me dija se mbledhja e nëntë e dy qeverive shqiptare do të zhvillohet këtë herë në Kosovë dhe në qendër të kësaj mbledhje do të jenë përpjekjet për të përparuar me bashkëpunimin mes dy shteteve të të njëjtës kombësi.
“Ditën e mërkurë, më 14.06.2023, në Gjakovë do të zhvillohet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e shpërndarë për mediat.
Mbledhja e parë e dy qeverive është zhvilluar më 11 Janar 2014 e deri më tani janë firmosur dhjetëra marrëveshje bashkëpunimi. /abcnews.al